Përfshihet nga flakët banesa në Fier, shkak defekti në ventilator

Një banesë  është përfshirë nga flakët këtë të hënë në lagjen “Sheq i Madh” në Fier.

Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë defekti në ventilator pasi dhoma ku ndodhej kjo pajisje është djegur plotësisht.

Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve në kohë, por orenditë shtëpiake janë djegur plotësisht.