Muzhaqi: Të gjitha hallkat kanë problematikat e veta, policia jonë vuan nga të qenurit një polici proaktive
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 22 Korrik 2024, 10:17
Specialisti i Sigurisë, Ergys Muzhaqi në një intervistë në Ora News u shpreh se policia jonjë vuan nga të qenurit një polici proaktive që parandalon.
Muzhaqi: Problemi policimi reaktiv nga ana e policisë tonë është i vjetër dhe thjesht është theksuar goxha më shumë në vitet e fundit.
Policia jonë vuan tradicionalisht nga të qenurit një polici proaktive që do të thotë një polici parandaluese.
Një polici që vepron nëpërmjet mbledhjes së informacionit, nëpërmjet marrjes së masave të ndryshme në mënyrë që të parandalohen krimet.
Të gjitha hallkat kanë secila problematikat e veta.
Policia jonë është një ndër hallkat pararojë në këtë aspekt.
