Skandali te 'Onkologjiku'/ Të mërkurën seanca në GJKKO për caktimin e masave ndaj të akuzuarve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2024, 10:51
Të mërkurën e ardhshme, mjekët e Spitalit Onkologjik, të dyshuar për korrupsion e kontrabandë me medikamentet mjekësore, do të dalin para Gjykatës së Posaçme.
Masat e sigurisë do të rivlerësohen në orën 10:00.
Ndërkohë SPAK ka kërkuar informacion nga bankat dhe hipotekat për pasuritë dhe asetet e mjekëve në kuadër të hetimit pasuror.