VIDEO/ ''21 janari'', bashkëshortja dhe xhaxhai i Aleks Nikës paraqiten në SPAK. Momenti kur futen në prokurorinë e Posaçme

Xhaxhai dhe bashkëshortja e Aleks Nikës, i cili mbeti i vrarë gjatë protestës së 21 Janarit 2011, janë paraqitur sot në SPAK, 5 ditë pasi Prokuroria e Posaçme regjistroi nisjen e hetimit për çështjen.

Bashkëshortja e Aleks Nikës, Rajmonda Nika ka bërë edhe kallëzimin në SPAK.

Hetimet për 21 janarin 2011 nisën pas kërkesës së familjarëve të të ndjerit, të cilët kërkonin që këtë çështje ta hetonte SPAK.

Alfred Shehu është prokurori i posaçëm, i cili do të hetojë çështjen e 21 janarit.

Kujtojmë që ishte Gjykata e Lartë ajo që urdhëroi Prokurorinë e Posaçme të regjistronte procedimin, pas vendimit së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Procedimi penal është regjistruar për vrasjen e Aleks Nikës dhe plagosjen e tre protestuesve të tjerë, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.