Hakmarrjet vrasin të pafajshëm/ Muçi: Nuk duhet të ndikohemi në bazë shifrash, krimi nuk matet
Nga Anila Zyberaj Përditësimi i fundit 22 Korrik 2024, 12:18
Eksperti kriminalistik, Miltiadh Muçi në një intervistë në Ora News u shpreh se nuk duhet të ndikohemi në bazë shifrash dhe se krimi nuk matet.
Muçi: Nuk është kështu një rast i papritur, në kuptimin se edhe herë të tjera ka patur raste të tilla.
Por ndoshta me më pak viktima, siç ka qenë edhe ai rasti që ka ndodhur para nja dy vjetësh që u vra ajo kamarerja.
Të merresh me shifrat është një mënyrë e tillë që të justifikohesh.
Po të jepesh pas shifrave, neve sot duhet të kishim ardhur në zero.
Nuk duhet të ndikohemi në bazë shifrash, krimi nuk matet.
