FOTO+VIDEO/ Pasojat e shpërthimit të tritolit në një pallat në Pogradec
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2024, 08:07
Këto janë pasojat e shpërthimit të tritolit që u vu pas mesnate në një pallat në Pogradec, në afërsi të banesës së M.B.
Nga shpërthimi nuk pati viktima, vetëm dëme materiale.
Sipas Policisë së Pogradecit, “rreth orës 2:30, në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katit të dytë, në afërsi të banesës së shtetasit M. B, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.”
