Shpërthim me lëndë plasëse në një pallat në Pogradec
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2024, 07:40
Një sasi e vogël lënde plasëse është vendosur në një pallat në Pogradec.
Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale.
Njoftimi:
Rreth orës 02:30, në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë, në afërsi të banesës së shtetasit M. B, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Meardi Berberi