Raporti DASH për ekonominë/ Muço: Një problematikë kryesore është korrupsioni...
I ftuar ditën e sotme në studion e lajmeve të "Ora News" nëpërmjet "Skype", ishte eksperti i ekonomisë Klodian Muço, për të folur për raportin e DASH për ekonominë.
"Ky raport konsiderohet si një ndër më të rëndësishmit përsa i përket klimës së të bërit biznes në një vend të huaj dhe konkretisht në rastin e Shqipërisë. Problematikat që nxori ky raport nuk ishin risi por një vazhdimësi e situatës që ne e dimë dhe e kemi folur prej vitesh. Konkretisht, një ndër problematikat kryesore të nxjerra nga ky raport ishte korrupsioni. Niveli i korrupsionit që mbas atij niveli minimum të arritur në 2016, nga 2016 dhe në vijim ka pasur një rritje të vazhdueshme. Shqipëria aktualisht klasifikohet e 98 nga 180 vende. Një nivel shumë i lartë. Tregon se sa galopant është korrupsioni në Shqipëri", tha Muço.
