Eksportet mbeten “kokëposhtë”/ INSTAT: Mallrat Made In Albania ranë me 8.9 % në tregjet botërore

Eksportet për muajin qershor ranë me 8.9% duke vijuar ecurinë negative për të dytin muaj radhazi. Të dhënat e INSTAT tregojnë se mallrat e nxjerra nga Shqipëria drejt vendeve të tjera kapën vlerën e 35 miliard lekëve.

Kjo situatë i dedikohet rënies së eksportit të grupeve të produkteve ushqimore dhe të tekstileve e këpucëve. Forcimi i monedhës kombëtare po ashtu vlerësohet si një faktor.

Nga ana tjetër te dhënat tregojnë se Importet shënuan rritje 2.1%  krehura me periudhën e njëjtë te vitit te kaluar, por me muajin maj rezultojnë ne ulje me 3.3%.

Për muajin qershor në Shqipëri u futën mallra me vlerë 77 miliard lekë

Në krye të listës së importeve qëndrojnë, ushqimet, materialet e ndërtimit dhe lëndët djegëse dhe energjia elektrike

Rënie shënoi importimi I makinerive, pjesëve të këmbimit, tekstile e këpucë dhe produktet kimike.  Rënia e Euros ndikoi negativisht.

Marrëdhëniet me te mira te tregtisë për eksportet Shqipëria gjate kësaj periudhe i pati me Kosovën dhe Gjermaninë, dhe një rënie me Italinë.

Për importet, shtetet si Greqia, Maqedonia e Veriut, dhe Kosova, sollën me shume mallra.

Marre si periudhe gjysma e pare e këtij vitit eksportet e mallrave kapen vlerën e 199 miliard euro, duke u ulur me 14.9% ndërkohë importet arritën ne vlerat e 440 miliardë leke duke u rritur me vetëm 0.3% krahasuar me një vit me pare.