Shqipëria në SEPA, eksperti Muça: Ul kostot dhe nxit përdorimin e euros
Anëtarsimi i Shqipërisë në Sistemin unik te pagesave ne euro, SEPA, sipas ekspertit Klodian Muça sjell efekte pozitive për qytetarët dhe biznesin.
‘’Normalisht redukton kostot e transaksionit për mijëra biznese që operojnë në Shqipëri dhe bëjnë transferta me jashtë apo anasjelltas.
Kështu që është një aspekt pozitiv që do ndikojë tek ekonomia’’, tha Muça.
Sa i perket paketës së deeurozimit, eksperti flet për mungesë vullneti politik dhe vendime kontradiktore.
‘’Ndoshta jemi i vetmi komb në Europë që të gjitha transaksionet edhe pse kemi një monedhë tonën zyrtare, të gjitha transaksionet në sektorin imobiliar bëhen kryesisht me euro.
Në një vend tjetër normalisht nuk do lejohej kjo gjë. DeEuroizimi është thjesht vullnet’’, tha Muça.
Forcimi i Lekut sipas bankës së Shqipërisë ka shtuar fuqinë blerë të familjeve, por eksperti Muça thekson anë negative në ekonomi
'’Jemi koshientë që po shkatërron eksportet. Të dhëntat e eksporteve janë prej 4-3 muaj radhazi që kanë tendencë rënëse’’, tha Muça.
Garancia sovrane prej 4 miliard lekesh e dhene nga qeveria per sektorin fason nga zhvlersimi i euros, sipas Muços është e papërfillshme.
‘’Janë masa të papërfillshme. Nëse vërtet do donte të merrte masa, do merrte masa që të shikonte se nga po forcohet leku’’, tha Muça.
Sipas Bankës së Shqipërisë, përfitimet ekonomike vetëm në vitin e parë të anëtarësimit në SEPA pritet të jetën rreth 20 milion euro.
