Të ardhurat në buxhet/ Arkëtohen 342 miliardë lekë, rreth 23 miliardë me shume se një vit më parë
Ne gjysmën e pare te këtij vitit buxheti i shtetit arkëtoi 342.8 miliardë leke, 22.85 miliardë me shume se e njëjta periudhe e një vitit me pare.
Te dhënat e Ministrisë se Financave tregojnë se pjesa me e madhe e parave u mblodh nga tatimet dhe doganat me gati 297.5 miliardë leke, 9.9% me shume se 6 mujori I pare I vitit 2023.
Ne këtë periudhe janë përmirësuar edhe te ardhurat nga doganat ku janë mbledhur me shume para nga TVSh ja ne import, dhe akciza.
Përkatësisht te ardhurat nga akciza rezultuan ne masën e 28.9 miliardë leke, 2.5 miliardë me shume se plani fillestar i parashikuar nga qeveria. Ndërsa TVSH e importit, mblodhi 75.3 miliardë leke, serish ne rritje me 4.5 miliardë Lekë.
Ministria e financave thotë se ndryshe nga këto tregues, te ardhurat nga tatimi i produkteve minerale nga eksporti ka shënuar ulje me 42 milionë leke me pak krahasuar me te njëjtën periudhe një vit me pare, duke mbledhur vetëm 1.9 miliardë leke.
Rritje kane njohur edhe kontributet shoqërore dhe shëndetësore te cilat kontribuar ne mbledhjen e te ardhurave me 75.3 miliardë me shume, se plani fillestar i parashikuar nga ministria e financave.
Performancë negative ka shënuar tatimi mbi fitim i te ardhurave, duke grumbulluar vetëm 32.6 miliardë leke, me një ulje prej 1,2 miliardë leke me pak. Ndërkohë nga te ardhurat personale janë arkëtuar 32,2 miliardë leke.
Sa i takon shpenzimeve nga buxheti i shtetit për 6 mujorin e parë të vitit për subvencione, mallrat dhe shërbime rezultojnë me një rritje prej 9%.
