Hoxha: Këtë vit fluksi turistik nuk është ai që pritej, 2023-shi rezultoi se ishte 'flakë kashte'

Analisti, Artan Hoxha në një intervistë në Ora News u shpreh se fluksi turistik këtë vit nuk ishte ai që pritej dhe se 2023 rezultoi se ishte një ‘’flakë kashte’’.

Hoxha: Një gjë që duket qartë këtë vit është që fluksi turistik nuk është ai që priteshe.

Në fillim të vitit u pretendua që nisur nga projeksionet e 2-3 muajve të parë të vitit, krahasuar me 2023 nëse në 2023 kishin ardhur 10 milionë turistë, me këtë projeksion të fillim vitit qeveria parashikoi një fluks që do të kalonte 14 milionë vizitorë në Shqipëri turistik.

Kjo pritshmëri mesa duket nuk po realizohet.

Madje ndoshta edhe më keq, viti 2024 me këto çfarë po thuhet nga perceptimet pjesore që kanë operatorët turistikë, asnjëri prej tyre nuk besoj se pretendon që ka një analizë statistikore totale.

Por nga këto vlerësime që dalin, mundet që ky vit të jetë më dobët se sa viti i ardhshëm.

Nëse ndodh kjo, kjo do të tregojë që viti 2023 ka qenë një flakë kashte.