Të dhënat e INSTAT, rriten netë qëndrimet në kampingje
Shqipëria regjistroi 244,059 vizitore gjatë muajit maj, me nje rritje prej 45.8% me shume krahasuar me vitin e kaluar.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se 63.2% e personave që hynë në vendin tonë gjatë Majit ishin turistë të huaj, dhe vetëm 12.9% rezidentë
Kyesisht turistet jane vendosur ne rajonin qender, ku ben pjese Tirana Elbasani, e cila ka njohur rritjen me te madhe me 84%.
Qendrimet ne zonat bregdetare po ashtu njohen rritje ku gati 90.365 turiste te huaj zgjodhen te pushonin ne zonat bregdetare 26,826 me shume se maji i 2023.
Me shtimin e pushuesve edhe neteqendrimet jane rritur me 30.9% ku per pushuesit e huaj njohen rritje me 47% dhe rezidentet shenoi ulje 2%.
Sa i perket tipologjise se akomodimit, 164.051 pushues zgjodhen te pushonin ne hotele apo bujtina te ngjashme, shifer kjo e cila rezulton ne rritje me 62 mije 927 me shume vizitore.
Ajo cka vihet re eshte edhe nje rritje e akomodimeve afatshkurtra me 5,578 te huaj qe zgjodhen te pushonin me pak dite.
Preference e vizitoreve duket se kane qene edhe kampingjet cadrat, apo parqet te cilat u pane si alteërnative per te pushuar, nga ku rezultojne 5,037 netqendrime, 4719 me shume se e enjta periudhe e nje vitit me pare.
Shfrytezimi i shtreterve nga hotelet rezultoi ne 25.9%, kundrejt 18.7% qe ishte ne muajin maj te vitit te kaluar.
Vizitoret e huaj qe zgjodhen shqiperine si desticnacion per te pushuar per muajin maj erdhen kryesisht nga Kosova me 14.1%, Italia me 10%, Gjermania 6.4% dhe Mbreteria e Bashkuara 4.4%.
