Nis punë DRSHTRR Mat, Balluku: Përfitojnë mijëra drejtues mjetesh, kursejnë kohë dhe para
Rreth 15 mijë drejtues mjetes në bashkinë Mat tashmë nuk do të duhet të udhëtojnë drejt Dibrës për procedurat me makinat, duke kursyer kështu kohë dhe para.
Ata do të marrin cdo shërbim pranë Drejtorisë Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Mat, që nisi funksionimin këtë të premte
Drejtoria Rajonale e sherbimeve te transportit rrugor ne Mat nisi punën në shërbim të qytetarëve të Klosit e Burrelit.
Rreth 15 mijë drejtues mjetesh tashmë do të marrin shërbim në këtë drejtori, pa qenë e nevojshme të udhëtojnë më drejt Dibrës, duke kursyer kështu kohë, si dhe ulur kostot.
‘’Me hapjen e kësaj qendre këtu do të përfitohen miliona minuta të humbura por edhe para të shpenzuara në naftë apo benzinë’’, tha Balluku.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Ilir Mengra, dhe kryetarin e Bashkisë Mat, Agron Malaj vizituan nga afër ambientet e DRSHTRR.
‘’Këtu qytetarët mund të kryejnë të gjitha shërbimet që nga regjistrimi i mjetit, kontroll fizik, kontroll teknik’’.
Zëvendës kryeministrja Balluku theksoi se zyra e DRSHTRR Mat lehtëson jo vetëm qytetarët, por edhe bizneset që operojnë në zonë
'’ Ata që e vlerësojnë më shumë do të jenë bizneset pasi zona ka numër të shtuar automjetesh të rënda të cilat janë komponentë të disa subjekteve këtu të Matit’’ tha Balluku.
Në cilësinë e zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Balluku tha se investimet për të përmirësuar dhe lehtësuar jetën qytetarëve do vijojnë në të gjithë vendin.
