E rëndë në Fier/ 32-vjeçari plagos me thikë nusen e xhaxhait
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Korrik 2024, 10:49
Një ngjarje e rëndë ndodhi në Fier.
Një 32-vjeçar, shtetasi me inicialet A.N., akuzohet se ka plagosur me thikë bashkëshorten e xhaxhait të tij, shtetasen me inicialet F.N.
Kjo e fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 09:20, në fshatin Zhupan, Fier, shtetasi A. N., 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasen F. N., rreth 70 vjeçe, e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin A. N., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”, sqaron policia.
