Drejtonin automjetet pa patentë, procedohen penalisht tre të mitur në Shkodër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Korrik 2024, 12:47
SHKODËR- Procedohen tre të mitur në Shkodër. Mësohet se të miturit të moshave 17, 16 dhe 14 vjeç, janë kapur duke drejtuar automjetet pa patentë.
Me rastet do të merret Prokuroria Shkodër.
Njoftimi i Policisë:
Sektori i Policisë Rrugore Shkodwr referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 3 shtetas të mitur (17 vjeç, 16 vjeç dhe 14 vjeç), pasi u kapën ne akse të ndryshme rrugore, duke drejtuar automjetet, pa leje drejtimi.
