Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, automjeti përplaset me kamionin, një i lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2024, 16:04
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.
Mësohet se një automjet është përplasur me një kamion.
Si pasojë, është dëmtuar lehtë një pasagjer i automjetit.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 14:20, në aksin rrugor Shkodër- Lezhë, automjeti me drejtuese shtetasen 36 vjeçe, është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin 29 vjeç.
Si pasojë, është dëmtuar lehtë shtetasi E. Gj., (pasagjer) në automjetin që drejtonte 36 vjeçarja , i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
