Aksident i katërfishtë në aksin Tiranë-Durrës, plagoset një person
Një aksident i katërfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Tiranë – Durrës, ndërsa raportohet vetëm për një të lënduar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Raportohet se pas aksidentit në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca për të transportuar të plagosurit.
Sakaq, autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit që ndodhi rreth 20 kilometra larg Vorës.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 19:15, në aksin rrugor Sukth- Maminas, janë përplasur 4 automjete.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i njërit prej automjeteve shtetasi B. Z dhe pasagjerja shtetasja K. B., jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
