Gjendet i plagosur dhe me shenja dhune një 42-vjeçar në Bilisht, dërgohet në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Korrik 2024, 10:21
Një 42-vjeçar është gjetur i plagosur në rrugë dhe me shenja dhune në trup.
Policia thotë se bëhet fjalë për një 42-vjeçar nga Bilishti, i cili është gjetur nga disa kalimtarë.
42-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
Njoftimi i policisë:
Më datë 15.07.2024, rreth orës 06:35, në rrugën “Sokrat Miho”, është gjetur nga kalimtarët i shtrirë në rrugë, dyshohet me shenja dhune, shtetasi R. K., 42 vjeç, banues në Bilisht.
42-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
