Bursë për studentët me pesa/ Llazo: Nuk mund të barazohen të gjitha kategoritë e studentëve
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 15 Korrik 2024, 09:53
Mësuesja, Ana Llazo në një intervistë në Ora News u shpreh se nuk mund të barazohen të gjitha kategoritë e studentëve.
Llazo: Regjistrimi nis sot dhe ka një kohëzgjatje deri në datën 29 korrik.
Të gjithë maturantët duhet në portalin U Albania, pra të bëjnë një regjistrim dhe më pas të paraqiten në zyrat postare për të bërë pagesën.
Është një kohëzgjatje e mjaftueshme.
Më pas pasi të kenë bërë këtë regjistrim ata drejtohen në shkollat përkatëse, për të bërë konfirmimin.
Nuk mund të barazohet një maturant me një mesatare më të ulët me një maturant pra që ka një mesatare më të lartë.
