''Zhduken'' të akuzuarit e djegësit, Nuri: Hetimet për incineratorët, jo efikase dhe me ritme të ngadalta
Avokati, Franc Nuri në një intervistë në Ora News u shpreh se hetimet për incineratorët janë ecur jo me ritmet e duhura.
Nuri: Është një aferë e denoncuar prej disa muajsh nga opozita dhe nga media të caktuara.
Në vlerësimin tim si avokat, problem është se hetimi i kryer nga organet ligjzbatuese në këtë rast nga SPAK, ka ecur në vlerësimin tim jo me ritmet e duhura.
Prova më e madhe e hetimeve të ngadalta dhe jo efikase është ajo çfarë ndodhi dje.
Është hera e parë ndoshta dhe e vetme në gjithë këto vitet e fundit ku jepet një lajm që janë prerë disa urdhërarreste dhe ndërkohë asnjë prej udhër arresteve nuk është zbatuar.
Ka kaluar mbi 24 orë, jemi pothuajse në ditën e dytë.
Nuk ka një njoftim zyrtar nga polica dhe nga SPAK në lidhje me bilancin e këtij operacioni.
