Tjetër vatër zjarri në Klos, dyshohet për ngjarje të qëllimshme

Tjetër vatër zjarri shfaqet në territorin e bashkisë Klos në malin e Balgjajt.

Zjarri është shfaqur që në orët e vona të pasdites, ndërsa raportohet se po digjen pisha shumëvjeçare dhe ahe.

Punonjësit e zjarrfikëses dhe punonjësit e bashkisë Klos po luftojnë me flakët.

Kjo është hera e dytë që në këtë zonë shfaqen vatra zjarri.

Dyshohet që zjarri mund të jetë i qëllimshëm.

Terreni është shumë i vështirë për të ndërhyrë zjarrfikësja.