FOTO/ Jorida Tabaku i bashkohet protestës së opozitës para Kryeministrisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Korrik 2024, 20:57
Jorida Tabaku i është bashkuar protestës së PD-së së thirrur nga Sali Berisha.
Ndonëse ka mbajtur qëndrime të ndryshme nga grupimi i Berishës, deputetja demokrate është parë në protestën që po mbahet para kryeministrisë.
Protestuesit pritet të kërkojnë lirimin e Berishës, që ndodhet prej gati 7 muajsh në izolim si dhe një qeveri teknike, pasi demokratët nuk duan Ramën të qeverisë gjatë zgjedhjeve