''Skandalet vijojnë njëri pas tjetrit'', Budina: Rama kancer që po i merr frymën vendit
Me mijëra qytetarë janë mbledhur në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, në një protestë përpara kryeministrisë, ku kërkojnë largimin e qeverisë Rama.
Regjisori Edmond Budina i pranishë në protestë tha se është koha për të zhdukur kancerin e qeverisë Rama që po i merr frymën vendit.
‘Skandali i 5D që na merr 30 mln euro.
Jo kësaj vjedhjeje, jo kësaj bande mafioze, jemi këtu për të mbrojtur të drejtat tona.
S’është e thjeshtë të luftosh këtë pushtet, Rama s’e jep dorëhqejen, skandalet e tij vijojnë njëri pas tjetrit.
Kanceri është fshehur në këtë godinë, duhet shkelur në qelizë që po i merr frymën vendit.
“Cfarë bën SPAK, drejtësia?
Fut në burg cironka, peshkaqenët janë këtu duke vazhduar të vjedhin e pasurohen.
SPAK hesht! Përkëdhel hajdutët dhe mban në burg liderin e opozitës’.
