Kambana e kishës ndërpret mbledhjen te KQZ për mandatin e Belerit, Celibashi kërkon “heshtje”

Ndërsa po mbahet mbledhja për shqyrtimin e mandatit të Fredi Belerit në KQZ, Ilirian Celibashi kërkoi disa sekonda “heshtje”.

Kjo pasi gjatë kohës që po diskutohej, u dëgjuan kambanat e kishës, dhe Celibashi kërkoi që t’i dëgjonin.

Pjesë nga dialogu i shkurtër:

Ilirian Celibashi: Ta dëgjojmë pak kambanën!

Ergian Salianji: Kjo ishte për zotin Belerin.

Ilirian Celibashi: Jo s’ka të bëjë me Belerin.