Beqaj në qeli, Çollaku: Gjysma e kabinetit në burg, Rama duhet të zgjedhë mes 313-ës dhe 302-t për të bërë mbledhjet e qeverisë

Për gazetarin Basir Çollaku grupi i mjekëve i përfshirë në skandalin e Onkologjikut duhet hetuar si grup i strukturuar kriminal.

Ndërsa u pyet lidhur me arrestimin e ish-ministrit socialist Ilir Beqaj këtë enjte, Çollaku në intervistën e tij për “Ora News” u shpreh se brenda dosjes së abuzimit me fondet e Bashkimit Evropian janë të gjitha shkeljet e bëra, 4 ministra në arrati.

“Kemi të bëjmë me një hetim të filluar në vitin 2023: kemi pastrim parash, abuzim me fondet, pra këtu kemi gjithçka.

Por ne konstatojmë tashmë se kjo qeveri ka katër minitra në qeli, dhe zëvendëskryeministrin në arrati, pra gjysma e saj ndodhet në burg, gjysma tjetër pret të arrestohet nga dosjet e SPAK-ut.

Pra Edi Rama duhet të shkojë ose te burgu 313 ose tek 302, në varësi se kush i ka sallat më të mëdha për të bërë mbledhjet e qeverisë së tij”, u shpreh Çollaku.