Arrestimi i Beqajt, Balliu: SPAK nuk arreston dot për paratë që i vidhen qytetarëve shqiptarë, se shkon te Rama

Klevis Balliu: Në një lajm që duket si me porosi nga Veliaj u arrestua ilir Beqaj, hajduti më i favorizuar i Edi Ramës. Beqaj është hajduti i parë 2 metra që arrestohet ndër ish-ministrat duke shërbyer si haraç për 2 metroshin tjetër në qeveri dhe kryejajdutin e Bashkisë.

Arresti i Beqajt vërteton se drejtësia me regji që opozita paralajmëron është realitet. Falë këmbënguljes provave dhe presionit nga jashtë Beqaj është arrestuar sot për abuzimin me fondet e taksapaguesve europian.

Ndërkohë që për paratë e qytetarëve shqiptarë ka drejtësi për koncesionet e shëndetsisë si sterilizimi, Beqaj merr amnisti. Kjo, jo për dashuri ndaj Beqajt por sepse nëse hetohen koncesionet qindra- miliona euroshe të shëndetësisë nga sterilizimi tek laboratorët aty Beqaj del i fundit pasi shefi dhe i pari është Edi Rama.

SPAK nuk heton dot, nuk arreston dot, për paratë që i vidhen qytetarëve shqiptarë sepse i duhet të arrestoje shefin e vet, Edi Ramën.

Ndërkaq këtë lajm e kanë shpërndarë në mënyrë të rrufeshme mediat nën diktatin e Veliajt i cili shpreson se me arrestimin e Beqajt mund të shpëtojë kokën e vet. kjo s’do të ndodhë sepse opozita nuk do të tërhiqet kurrë nga lufta për drejtësi, për shtet ligjor.

Që të shpëtojmë nga hajdutet  2 metra dhe nga pylli orbital i vjedhjeve, nesër në ora 11:00  para Bashkisë.