Rezultatet e censusit, Haxhimali: Tirana nuk ka aq banorë sa janë të deklaruar

I ftuar në studion e lajmeve të "Ora News" ishte eksperti i pushtetit vendor, Agron Haxhimali, për të folur për rezultatet e censusit.

"Është lajm shumë i keq sepse tregon tendencën, trendin e njerëzve, tregon një shkallë mosbesimi tek qytetarët, tek të rinjtë, tek studentët, maturantët, tek njerëzit që kanë mbaruar universitetin dhe nuk gjejnë komoditetin për punën dhe jetën e tyre, ata largohen.

Boshllëku, hendeku dhe problemet ekonomike dhe sociale që lënë pas janë të parikuperueshme. Ky është një lajm shumë i keq. Akoma më i keq është lajmi për shifrat e banesasve që u tha. Duket se kemi njv dyfishim të banesave nga 2001 deri në 2023. Nuk ka aq banorë Tirana sa janë të deklaruar", tha Haxhimali.