Hapet autostrada Thumanë-Kashar/ Të pranishëm Rama, Balluku dhe Kumbaro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2024, 20:30
Hapet për qarkullim aksi i ri rrugor Thumanë-Kashar, autostradë e Kategorisë A të Bashkimit Europian, segmenti i parë i Korridorit Blu, që i paraprin tre kantiereve të reja Thumanë – Milot, Kashar – Lekaj dhe Lekaj – Fier.
I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama, zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Ministrja për Turizmin dhe Mjedisin, Mirela Kumbaro.
“Kjo është një rrugë që nuk është bërë thjesht për trafikun por të gjithë turizmit se është një korridor që lidh verin me jugun, me Korridorin e 8, një korridor që ne po ndërtojmë në këeto momente”, tha Balluku.
