Eksperti i sigurisë rrugore, Luzi: Rruga e Thumanës ishte me shumë probleme, duhet më shumë vëmendje tek infrastruktura
Eksperti i sigurisë rrugore, Arben Luzi në një intervistë në Ora News u shpreh se rruga e Thumanës ishte me shumë problem dhe se duhet kushtuar më shumë vëmedje infrastrukturës.
Luzi: Që në kategorizimin e rrugës e cila është rrugë e kategorisë A, atëherë ajo është autostradë me të gjithë parametrat e autostradës në Shqipëri.
Është ndër tre rrugët e veçanta që ka Shqipëria dhe janë autostradë dhe ka shpejtësinë maksimale sipas ligjit shqiptar.
Këto kanë patjetër edhe sigurinë më të lartë.
Është një rrugë që të gjithë e kemi vuajtur.
Një rrugë nga Thumana ose aty ku mbaronte rruga e Kombit që ishte pjesa nga Thumana deri në Fushë Milot ka akoma disa të meta dhe nuk po kalon në kategorinë e autostradës.
Ka futje dhe dalje të pakontrolluara të cilat e bëjnë këtë rrugë të rrezikshme.
Rruga e Thumanës ishte me shumë probleme, lëvizja atje ishte shumë e ngadaltë.
Duhet kushtuar edhe më shumë vëmendje infrastrukturës.
