Qendra tregtare ''TEG'' tashmë edhe në ''Green Coast'', Mane: Në fund të investimit, do kemi 46 restorante e bare
Me një angazhim të larte për cilësinë dhe shërbimin ndaj klientëve, ''Green Coast'' resort tashmë sjell shumë pranë turistëve qendrën tregtare ''TEG'', si të vetmin destinacion kryesor te blerjeve dhe argëtimit për vizitorët.
I vendosur në bregdetin piktoresk të ''Green Coast'', Galeria by TEG, eshtë hapur për të përmbushur nevojat e blerjeve për banorët por dhe vizitorët e shumtë.
Në fjalën e tij sipërmarrësi Zamir Mane u shpreh se ''Green Coast'' synon të jetë vlerë e turizmit jo vetëm shqiptar por edhe mesdhetar.
‘’Kisha menduar plot gjëra se ne biznesmenët kemi imagjinatë të shfrenuar, kisha imagjinuar shumë gjëra por që do hapja një qendër tregtare në Palasë kurrë se kisha menduar.
Ja ku e kemi dhe ta gëzojmë të gjithë bashkë.
Por ama pa këtë qendër tregtare Green Coasti nuk do ishte ai që do jetë.
Është më i miri por jam i sigurt që do jetë më i miri edhe për gjatë.
Shumë shpejt do kemi të tjera inagurime.
Në fund të gjithë këtij investimi do kemi diku tek 46 restorante e bare'', tha Mane.
Personalitete e vizitorë të ftuar festuan këtë hapje të rëndësishme.
Tashme galeria by TEG , e gjeni në vendndodhjen më të re Green Coast.
