Rikthehet Euro 2024 pa Shqipërinë. Sfidat e ditës së sotme...
Pas dy ditëve pushim, Euro 2024 rikthehet sërish me raundin 1/16 aty ku gara bëhet edhe më e fortë. Shqipëria është eleminuar, por tifozët shqiptarë kanë skuadrat e tyre të 'zemrë' për të cilat bëjnë tifo tradicionalisht, siç jan Italia, Gjermania... Faza me eliminim direkt nis sot me dy ndeshje mjaft të bukura.
Zvicra dhe Italia çelin ditën në orën 18:00 në Olympiastadion të Berlinit. Dy vendet fqinje përballen për një biletë në çerekfinale. Si helvetët ashtu dhe azzurrët, i mbyllën grupet respektive në vendin e dytë pas Gjermanisë e Spanjës.
Në mbrëmje do të luajnë të ‘zotët e shtëpisë’. Gjermani pret Danimarkën në BVB Stadion në orën 21:00. Panzerat dukshëm më favoritë në letër nuk dëshirojnë të krijojnë ‘drama’ para tifozërisë së tyre ndaj kualifikimi në çerekfinale mbetet një objektiv minimal.
Por, danezët nuk vijnë për turizëm dhe kanë treguar thuajse çdo kompeticion se dinë si t’i prishin punë ekipeve të mëdha.

