VIDEO/ Shqiptarët dhe serbët përleshen në Gjermani, serbët djegin flamurin shqiptar

Sipas Sky Sport, Bild dhe Daily Mail, tifozët anglezë nuk kanë qenë pjesë e përplasjes së dhunshme në qendër të Gelsenkirchen, pasi kjo ishte mes disa shqiptarëve dhe serbëve.

Ata janë përleshur në qendër të Gelsenkirchen, por sipas gazetarit të Sky Sports News, Kaveh Solhekol, përplasja nuk ishte e madhe pasi prania e policisë gjermane e ndaloi këtë gjë.

Tifozët serb kanë djegur edhe flamurin shqiptar.

Policia ka arrestuar disa nga personat që ishin pjesë e përleshjes, ku kishte edhe të lënduar.

Anglia dhe Serbia do të luajnë sot ndeshjen e raundit së parë të Grupit C të Euros në 'Veltins Arena' të Gelsenkirchen nga ora 21:00.

Shqiptarët janë në numër të madh në Gjermani për të ndjekur nga afër kombëtaren e Shqipërisë që është pjesë e Euro 2024.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Revista | CLASS | MAGAZINE (@revistaclass_)