Vendos goli i Eriksenit, Danimarka e mbyll pjesën e parë në avantazh ndaj Sllovenisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Qershor 2024, 18:48
Danimarka e ka mbyllur në avantazh 1-0 pjesën e parë ndaj Sllovenisë.
Deri tani vendimtar ka qenë goli i shënuar nga Eriksen në minutën e 17-të.
Një aksion perfekt i djemve të Kasper Hojmlund është finalizuar më së miri nga “fantazisti” i mesfushës, Christian Eriksen, i cili me një goditje perfekte në brendësi të zonës ka arritur të ndëshkojë portierin Oblak.