Holanda përmbys Poloninë, Weghorst shënon me prekjen e parë të topit

Vetëm dy minuta në fushën e blertë i kanë mjaftuar për të gjetur rrjetën, me “Tulipanët” e Holandës, që kanë arritur të përmbysin gjithçka përballë “Shqiponjave të Bardha” polake, në “Volksparkstadion”, të Hamburgut, duke nisur festën e tifozëve, në mitikun gjerman.

Një aksion fantastik i “Tulipanëve” është finalizuar më së miri nga “bomberi” Wout Weghorst, i cili pasi merr një pasim të bukur brenda zonës bën një kthesë fantastike dhe me një goditje potente tund rrjetën e Szczesny.

Rezultati shkon në 2 me 1.