Tirana “blindon” portën, transferon një nga portierët më të spikatur në Shqipëri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Qershor 2024, 17:14
Tirana është duke u treguar mjaft aktive në merkato këto kohët e fundit.
Klubi kryeqytetas ka arritur marrëveshje me shumë emra futbollistësh, kjo edhe për shkak se shumica e lojtarëve me të cilët klubi bardheblu luajti sezonin e kaluar janë larguar.
Ditën e sotme Tirana prezantoi një tjetër emër të bujshëm.
Romeo Harizaj ka nënshkruar me klubin kryeqytetas.
25-vjeçari ka luajtur sezonin e shkuar me ekipin e Apolonisë, duke treguar cilësi dhe mbushur mendjen e drejtuesve të klubit bardheblu që ta marrin në ekip.
