Sacchi: Rezultati “ok”, reagimi fantastik! Italia po rritet
Si të gjithë italianët, edhe Arrigo Sacchi i gëzohet 3 pikëve kundër Shqipërisë, por pret më shumë nga kombëtarja italiane.
Që duhet të rregullojë disa gabime të shfaqura përpara kuqezinjve në Dortmund sipas ish-teknikut të famshëm italian.
“Duke pasur parasysh kohën e pakët në dispozicion për t’u përgatitur dhe duke qenë se ishte ndeshja e parë, le t’i gëzohemi rezultatit pozitiv.
Por le të analizojmë qetësisht edhe gabimet që u bënë me përulësinë e duhur.
Fillimi ishte i tmerrshëm me gafën e rivënies anësore që solli golin e shqiptarëve.
Por më pas, jo vetëm arritëm të shkundnim pluhurin por ndërtuam.
Dhe hap pas hapi arritëm të përmbysnim rezultatin.
Italia reagoi, dhe ky është një sinjal shumë i mirë.
Tregon që grupi ka vlera morale, mbi të cilat duhet të ndërtohen themelet e projektit.
Nuk është e lehtë ta pësosh në sekondat e para dhe të mos dorëzohesh.
Karakteri ishte i duhuri, por duhet të përmirësohemi disi në aspektin fizik.
Edhe falë mjeshtërisë së Spallettit, kjo Itali do të vijë duke u rritur.
Më pëlqyen shumë Barella dhe Dimarco.
I pari vinte nga një dëmtim, por shënoi dhe punoi jashtëzakonisht shumë.
Ishte i pranishëm në të dyja fazat e lojës.
Bravo edhe Dimarcos për reagimin pas gabimit.
Ai ndihmoi në përmbysjen e rezultatit”, përfundoi Sacchi.
