Sulozeqi: Italia ishte më lart se ne, Shqipëria bëri një ndeshje dinjitoze. Atmosferë fantastike nga tifozët shqiptar
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 16 Qershor 2024, 15:39
Gazetari i sportit, Skerdilajd Sulozeqi në një intervistë në Ora News u shpreh se Italia ishte më lart se Shqipëria, por gjithsesi kombëtarja jonë zhvilloi një ndeshje dinjitoze.
Sulozeqi: Ishte një atmosferë fantastike.
Nuk kisha parë ndonjëherë kaq shumë tifozë shqiptarë në një stadium.
Tifozët shqiptarë kanë surprizuar edhe gjermanët.
Kanë treguar edhe qytetari dhe respekt.
Pas 23 sekondash shënuam gol që ishte më i shpejti.
Italianët ishin më lart se ne, por ishte një ndeshje e mirë e Kombëtares.
Lojtarët tanë nuk janë në nivelin e italianëve.
