Dy gola të shënuar, mbyllet në barazim pjesa e parë mes Polonisë dhe Holandës

Është mbyllur në barazim 1-1 pjesa e parë e ndeshjes mes Polonisë dhe Holandës.

Golit të polakëve që e shënoi Buksa në minutën e 16-të iu kundërpërgjigj Gakpo për Holandën në të 30-ën, gjuajtja e të cilit gjeti një devijim me fat dhe përfundoi në rrjetë.

Në 45 minutat e para ndeshja kishte shumë ritëm, ku më kërkuese ishte Holanda.