''Përfaqësim në kufinjtë e mediokritetit'', Pogoni: Nuk jemi më mirë se Italia, Sylvinho të marrë përgjegjësitë e tij
Specialisti i sportit, Artan Pogoni i ftuar në emisionin ‘’EuroOra’’ në Ora News u shpreh se pas humbjes me Italinë, trajneri Sylvino duhet të kishte marrë përgjegjësitë e veta dhe se performaca e Shqipërisë nuk ishte e mirë.
Pogoni: Të thuash superperformancë e Shqipërisë në këtë ndeshje, ku di unë mua nuk mu duk.
Superperformancë jo njëherë, pastaj pjesa e dytë shumë e mirë, edhe kjo nuk mu duk.
Ajo që duhet të ishte normale në fakt, që pas ndeshjes ky trajneri jonë i famshëm duhet të thoshte që ka edhe ndeshje ku trajneri duhet të marrë edhe përgjegjësitë e veta.
Sepse në fund të ditës, Shqipëria ka bërë një përfaqësim në kufinjtë e mediokritetit të futbollit të luajtur.
Ne përballë e kishim Italinë edhe para ndeshjes.
Para ndeshjes nuk ishte e madhe Italia.
Unë nuk mendoj se ne jemi më mirë se Italia.
Nuk mendoj se ne do ta mundim Italinë.
Del Sylvinho pas ndeshjes dhe thotë që për pak edhe mund të kishim barazuar.
Me një rast në minutën e 90? Ishte momenti ku duhet të kishtë një mea culpa të trajnerit tonë.
