LUMTURIA ZGJAT PAK/ Italia përmbys gjithçka në 16 minuta (VIDEO)

Është padyshim një ndeshje magjike, ajo mes Shqipërisë dhe Italisë.

Kuqezinjve u kanë mjaftuar vetëm 24 sekonda për të gjetur rrugën e rrjetës kundër kampionëve në fuqi të Italisë, duke nisur festën e “Shqiponjavee”, në “Signal Iduna Park”.

Një aksion i magjishëm i “Kuqezinjve” është finalizuar më së miri nga “fantazisti” , Nedim Bajrami, i cili me një goditje nga një kënd i ngushtë mposht portierin Donnarumma.

Ndërkaq, me një kundërsulm Bastoni do të vendoste barazpeshën pas 10 minutash.

6 minuta më pas Italia do të shënonte edhe golin e avantazhit me Barrelen.