FOTO+VIDEO/ “Pushtim i kuq” edhe nga spikeret e "Ora News"! Ja çfarë po bëjnë shqiptarët brenda dhe jashtë stadiumit “Signal Iduna Park”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Qershor 2024, 19:30
Tifozët e Kombëtares shqiptare kanë pushtuar sot Dortmundin teksa janë duke u bërë gati për ndeshjen Itali-Shqipëri.
Të gjithë janë mbledhur që në orët e para të paradites në grupime të mëdha me këngë e me valle duke ndezur atmosferën e duke e bërë që ndeshja të luhet si në shtëpi për djemtë e Silvinjos.
Dhe kjo kuptohet qartë nga pamjet e mëposhtme të sjella dhe të raportuara nga spikerja e lajmeve të "Ora News" Anila Zyberaj ku tifozët janë mbledhur në qendër të qytetit dhe si në dallgë e madhe e kuqe janë nisur drejt stadiumit, aty ku të tjerë shqiptarë kanë pushtuar shklallët e stadiumit ku në orën 21:00 do të luhet ndeshja.
Ndiqni raportimin e gazetares Anila Zyberaj nga Dortmundi

