Lojtari më i ri në historinë e Evropianit, Lamine Yamal shkruan historinë

Në Olympiastadion të Berlinit sot shkruhet historia: debuton lojtari më i ri në historinë e Evropianit.

Bëhet fjalë për spanjollin Lamine Yamal, sulmuesin e talentuar të Barcelonës, i cili thyen rekordin e Kacper Kozlowski, i cili debutoi kur ishte 17 vjeç e 246 ditë në Spanjë-Poloni, në Kampionatin Evropian të kaluar.

Sot, Yamal është 16 vjeç dhe 338 ditë në ndeshjen që do të luajë ndaj Kroacisë dhe për më tepër do të jetë titullar.