Ndeshja e parë e Europianit, “Plisat” në mbështetje të Kombëtares
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Qershor 2024, 20:40
Edhe pak na ndajnë nga ndeshja mes Italisë dhe Shqipërisë, takim ky i vlefshëm për Euro 2024.
Tifo-grupi i njohur i kombëtares, “Plisat” duket se janë gati, për të dhuruar spektakël në shkallët e tribunave në Dortmund.
“Plisat” kanë qenë bashkë-udhëtare të përfaqësueses, edhe gjatë fazës kualifikuese. Takimi Itali-Shqipëri, do të mbahet në “Signal Iduna Park”.


