PARANDALOHET “KASAPHANA” NË DORTMUND/ Donin të sulmonin me thika tifozët shqiptarë, policia gjermane arreston 50 italianë

Shërbimi parandalues ​​i forcave të policisë gjermane ndaloi 50 tifozë italianë në Dortmund pak orë para fillimit të ndeshjes mes Italisë dhe Shqipërisë.

Sipas mediave italiane, ata kishin me vete thika, fishekzjarrë, sende të mprehta dhe po përpiqeshin të sulmonin mbështetësit shqiptarë.

PARANDALOHET “KASAPHANA” NË DORTMUND/ Donin të sulmonin me

Personat janë në paraburgim parandalues, pasi janë identifikuar pranë një restoranti ku të veshur me kapuç  po tentonin të përlesheshin me tifozët shqiptarë.

Ata do të mbahen në paraburgim për ndoshta 24 orë, më pas do të merret vendimi nga gjyqësori vendas.

GJITHÇKA NE PRITJE TE ITALI - SHQIPERI