Hamitaj: Xhakaj luajti një ndeshje shumë të mirë. Ndaj Italisë besoj se do të bëjmë surprizën

Për gazetarin Erjon Hamitaj, Granit Xhakaj luajti një ndeshje shumë të mirë ndaj Hungarisë.

Në studion e emisionit “EurOra” në “Ora News”, ai tha se Xhaka ishte në ndihmë të ekipit ashtu siç ka bërë gjatë gjithë vitit me Leverkusenin.

“Është i vendosur mirë, pati një rast në pjesën e dytë për të shënuar, por duhet parë çfarë do të ndodhë në ndeshjen e radhës me Gjermaninë pritëse”, u shpreh Hamitaj.

Ndërsa lidhur me ndeshjen Kroaci -  Spanjë që janë të vlefshme për grupin B ku bën pjesë dhe Shqipëria, Hamitaj u shpreh se surpriza e këtij kampionati do të ketë pikërisht Kroacia.

“Dhe kjo duhet parë me vëmendje nga ekipi shqiptar, pasi ndeshjen e dytë e kemi pikërisht me Kroacinë.

Në Dortmund sotne mund të jenë mbi 50 mijë shqiptarë në stadium, por edhe jashtë tij do të ketë shumë shqiptarë. Kjo do të ndikojë edhe tekj ajo që do të ndodhë në fushë. Ndaj mendoj se Shqipëria do të bëjë një surprizë sonte”, theksoi Hamitaj.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË