Deliallisi: Fitorja ndaj Hungarisë përcaktuese për Zvicrën. Italia nuk është në momentin e saj më të mirë, ndaj ....

Alfred Deliallisi, trajneri i futbollit iu ftuar në emisionin Sport “EurOra” në “Ora News” komentoi sfidën që sapo u mbyll ndaj Zvicrës dhe Hungarisë.

“Kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për vazhdimësinë e ekipit në dy ndeshjet e ardhshme. Dhe kjo e shpjegon dhe agresivitetin e saj që në pjesën e parë.

Gjermania si ekip i madh por edhe si vend organizator mendoj se do t’i marrë ndeshjet me qetësi pa eufori.”,  u shpreh Deliallisi.

Ndërsa lidhur me ndeshjen Kroaci -  Spanjë që janë të vlefshme për grupin B ku bën pjesë dhe Shqipëria, Deliallisi u shpreh se është një ndeshje shumë e rëndësishme.

“Pasi njëra është kampione bote dhe Evrope, dhe tjetra dihet për cilësinë e saj, ndaj mendoj se do të jetë një ndeshje që do ta zgjidhin detajet. Dhe është një spektakël i garantuar nga minuta e parë deri tek fundit”, tha ai.

Ndërsa për sfidën e kuqezinjve ndaj Italisë eksperti i futbolliyt theksoi se Italia nuk është në momentin e saj më të mirë.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË