Gazetari sjell nga Dortmundi amosferën: E jashtëzakonshme. Në rrugë po dominojmë ndaj italianëve, uroj ta bëjmë edhe në fushë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Qershor 2024, 17:32
Nga Gjermania gazetari Fatjon Baze solli në studion e emisionit “EurOra” në “Ora News”, atmosferën elektrizuese që ka përfshirë Dortmundin, aty ku në mbrëmje kuqezinjtë e Sylvinhos do të zbresin në fushë kundër Italisë së madhe.
“Atmosfera është shumë e zjarrtë, fantastike dhe elektrizuese dhe në çdo rrugë dhe rrugicë dominojnë ngjyrat kuqezi.
Turma e tifozëve është drejtuar tek stadiumi edhe pse jemi disa orë para ndeshjes.
Është diçka madhështore ajo që kanë bërë tifozët shqiptarë në këto ditë.
Nga mbrëmja e djeshme Dortmundi gumëzhin nga tifozeria shqiptare. Ndaj deri në këto momente jemi dominantë ndaj Italisë, dhe kështu shpresoj që të jemi edhe në fushën e lojës në darkë”, theksoi gazetari Fatjon Baze.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË

