Xhudisti Kliton Haka fiton medalje bronzi në kampionatin europian për veteranë

Xhudisti Kliton Haka ka arritur të fitojë një medalje bronzi në Kampionatin Europian për Veteranë të mbajtur në Sarajevë.

Haka garoi në kategorinë +100 kg M1, ku  arriti të fitojë vendin e tretë.

Federata Shqiptare e Xhudos theksoi se, ky aktivitet u vlerësua shumë nga të gjithë pjesëmarrësit duke fituar ndeshje, por vetëm Kliton Haka arriti të marrë medalje.

Ekipi perbehej nga: Donald Tarja M1 -73kg, Kliton Haka M1 +100kg, Erind Cara M2 -81kg, Dritan Visha M2 +100kg, Drin Shkreta M3 +100kg, Ilir Cani M6 -66kg, Ilir Tafa M6 -73kg, Agron Kryekurti M7 -81kg

Ekipi drejtohej nga trajneri Shkurt Çullhaj.

FSHJ mori pjesë për herë të parë në këtë aktivitet dhe vlerësoi prezantimin e veteranëve.