FOTO - LAJMI/ Paraqitje pozitive në Rusi, Daku përfshihet në formacionin e sezonit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Qershor 2024, 17:25
Mirlind Daku është përfshirë në formacionin e sezonit në Rusi. Sulmuesi shqiptar, i cili aktivizohet në radhët e Rubin Kazan ishte protagonist me skuadrën e tij, ku realizoi 10 gola dhe dhuroi 4 asiste.
Daku është i grumbulluar me Shqipërinë për në Europian, aty ku do të kërkojë të lërë gjurmë ndaj rivalëve si Spanja, Kroacia dhe Italia. Deri më tani, ai ka luajtur 5 ndeshje me përfaqësuesen, ku ka shënuar edhe 1 gol.

